Sa është i shëndetshëm lëngu i portokallit në mëngjes

Nëse mendoni se pirja e lëngut të portokallit në mëngjes mund ta përmirësojë shëndetin tuaj, duhet të njiheni me rezultatet e studimit, të cilat u botuan në revistën “Appetite”.
 
Shkencëtarët kanë konstatuar se konsumi i shpeshtë i lëngut të frutave rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.
 
Shkencëtarët nga Australia e kanë kryer këtë studim për të konstatuar nëse lëngjet natyrale të frutave e përmirësojnë apo përkeqësojnë shëndetin, transmeton Koha.net. Edhe pse lëngjet natyrale të frutave janë gjithmonë një zgjedhje më e mirë se lëngjet e ëmbëlsuara apo të gazuara, ato janë ndonjëherë të dëmshme.
 
Ndryshe nga vetë frutat, lëngjet e frutave nuk do ta japin ndjenjën e ngopjes, sepse nuk përmbajnë fibra. Prandaj është shumë më e lehtë të konsumoni një numër më të madh të kalorive sesa kur e hani një pemë të freskët.
 
Në studim morën pjesë 160 të rritur të shëndetshëm. Pjesëmarrësit duhej ta plotësonin një pyetësor që përfshinte pyetje në lidhje me shprehitë e tyre të ngrënies. Hulumtuesit pastaj ua matën pjesëmarrësve nivelin e shtypjes së gjakut.
 
Rezultatet e studimit treguan se njerëzit që pinin lëng frutash çdo ditë kishin një rrezik më të lartë të zhvillimit të tensionit të lartë, në krahasim me moshatarët e tyre që pinin lëng frutash herë pas here ose rrallë.
 
Megjithatë, rezultatet e hulumtimit nuk duhet marrë ende në konsideratë tek aplikimi i shprehive të shëndetshme të të ushqyerit sepse mostra e pjesëmarrësve ishte e vogël dhe studiuesit nuk kishin marrë në konsideratë faktorë të tjerë, përveç shprehive të ngrënies.
 
Megjithatë, duhet kuptuar se lëngjet e frutave gjithashtu përmbajnë kalori. Rreth 250ml lëng portokalli përmban 80 kalori, transmeton Koha.net. Me këto kalori nuk vijnë komponentët që na bëjnë të ndihemi të ngopur, siç ndodh me frutat e papërpunuara kështu që është pothuajse gjithmonë një zgjedhje më e mirë që t’i anashkaloni lëngjet.
Artikulli paraprakPesë nga automobilat më të shpejtë në botë
Artikulli vijuesSuedi, 4 sulme me bomba këtë javë, nuk ka viktima