HOXHA I KUNAMOVËS '' DURIMIT TONË I KA ARDH FUNDIT''

Një mesazh i munguar për politikën shqiptare, dhe të gjithë ato qarqe që eventualisht qëndrojnë para vrasjeve politike në Kumanovë, erdhi pikërisht nga imami i Kumanovës Abedin Imeri, pikërisht në ditën kur Kumanova kishte dhimbje të madhe, për humbjen e Komandant Shqiponja, i njohur për veprën e tij të madhe kombëtare në betejat e mëdha gjatë luftës së 2001-shit, njofton gazeta “lajm”.

“Boll më me vrasje, boll na shkaktuat dhimbje të cilën se merituam aspak. Ju dëshmuam se kush jemi kur ishte koha. Mos na i vrsini bijët tanë të më mirë. Larg duart nga Kumanova, larg…, Moe e prekni Kumanovën se boll dhimbje kishim”, ishte mesazh i hoxhës ndaj atyre që eventualisht kanë gisht në këtë vrasje.

Të rikujtojmë se apele të këtilla, gjatë ditëve të fundit, nuk kanë munguar edhe nga më shumë asociacione dhe personalitete shqiptare

Artikulli paraprakGazetari i ALSATIT Muhamed Zekiri: NJË DITË EDHE ALI AHMETI DO THONË NUK KA QENË KRYETAR I BDI
Artikulli vijuesËshtë sulmuar nga Kurdët dhe rrahur davetxhiu i njohur Ibrahim Naxhi