Kisha ortodokse serbe në panik, kërkon ndihmën e Vatikanit për Kosovën

Kisha Ortodokse Serbe do t’i përgjigjet ftesës së ministrit serb të Punëve të jashtme Ivica Daçiq dhe do të bashkohet luftës diplomatike për pengimin e pranimit eventual të Kosovës në UNESCO, duke kërkuar përkrahje nga “motrat ortodokse në botë, por edhe nga Vatikani”.
Kështu ka thënë zyrtari i Kishës, ipeshkvi i Baçkës, Irinej për gazetën “Politika” të Beogradit, transmeton Koha.net.
“Mendoj se Qeveria serbe në bisedime me UNESCO-n duhet të inkuadrojë edhe përfaqësues të Kishës ortodokse, Akademisë së shkencave, Amën serbe (Matica srpska), diasporën e edhe të tjerë”, ka thënë Irinej.
Ivica Daçiq në fund të korrikut kishte ftuar KOS-n, ASHAS-in që t’i u bashkohen organeve shtetërore në përpjekjet për anëtarësim të Kosovës në UNESCO.
Kosova, gjatë majti korrik, përmes UNMIK-ut, ka bërë kërkesë për anëtarësim në UNESCO.
 
Artikulli paraprakOsman Musliu: Ndërtimi i Kishës në Llapushnik ishte pa leje, ja dokumenti
Artikulli vijuesNë barnatore merren edhe narkotikët pa recetë të mjekut