Turqia vendi i dytë në botë për Turizmin Hallall

Turqia, ndër vendet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, pas Malajzisë zuri vendin e dytë përsa i përket turizmit hallall.
 
Sipas shifrave të Indeksit Global Mysliman të Udhëtimit, këto dy vende mirëpresin 13% të gjithë turistëve në botë që preferojnë turizmin hallall.
 
Por çfarë do të thotë turizëm hallall. Ky turizëm i përgjigjet kërkesave të myslimanëve që kërkojnë të jenë turistë në vende të huaja pa përjetuar shqetësimin e identitetit mysliman.
 
Ky sektor i turizmit ofron prishtmëritë e turistëve si nga aspekti i ushqimit ashtu edhe pushimet në det apo pishina të cila janë të ndara nga ato të tjerat, vende të cilat gratë e mbuluara mund të hyjnë pa pasur as shqetësimin më të vogël duke përjetuar lirshëm argëtimin pa cënuar obligimet fetare.
Artikulli paraprakPrifti nigerian pranon Islamin dhe e shndërron kishën në xhami
Artikulli vijuesLibi – Dorëheqje e papritur e Kryeministrit Abdullah al-Thani