Prifti nigerian pranon Islamin dhe e shndërron kishën në xhami

0
182
Pavarësisht rritjes së urrejtjes kundër Islamit dhe muslimanëve dhe paraqitjes mashtruese të fesë paqësore në mbarë botën, një pastor nigerian e shndërroi kishën e tij në xhami, pasi e tha Fjalën e Dëshmisë, Shehadetin, pasi e përqafoi Islamin.
 
Pastori 45 vjeçar, Adekunle Afolabi është themeluesi dhe udhëheqësi i Kishës Apata Adura Cherubim dhe Serafim, në Ado Ekiti, në shtetin Ekiti, Nigeri.
 
Ish-pastori Afolabi u citua nga Agjencia Naij.com news, duke thene se endërrat e cuan drejt konvertimit te tij.
 
“Në fillim në ëndërr, kam vënë re se anëtarët e kishës ku unë shërbeja ishin ulur në dysheme në kishë dhe disa prej tyre i kishin kokat e tyre të mbuluara. Gjithashtu, unë pashë se njerëzit po lanin duart dhe këmbët para se të hyjnë në kishë ashtu siç bëjnë muslimanët”, shkruan OnIslam.
 
Tani i njohur me emrin Alfa Abubaker Afolabi, një njeri i çuditshëm, të cilit përmes ëndërrave iu zbuluan të metat e caktuara në Krishterim dhe e bindën atë se me të vërtetë Islami është feja e vetme që të çon në Xhennet, ndërsa ai ishte duke u përgatitur për përvjetorin e kishës së tij.
 
Ndërsa 150 anëtarë braktisën kishën e tij, morën vendimin për të përqafuar Islamin, por u pritën me reagime të ndryshme nga familja dhe miqtë.
 
Ata më kanë njohur gjithmonë për sinqertë dhe g për këtë arsye ata më respektojnë, ata, gjithashtu, e respektojnë vendimin tim, kështu që nuk ka pasur ndonjë arsye për t’u çuditur, tha ai.
 
I vetmi person që në një kohë më kundërshtoi ishte gruaja ime sepse ajo ishte e krishtere, kur unë u martova me të.
 
Ajo më tha se do të divorcohem dhe unë i thashë në rregull dhe se unë nuk dua të vdes si i krishterë, por më mirë për mua të vdes si musliman.
 
Por, pas një kohe, ajo zbuloi, e kuptoi se ne nuk kemi adhuruar ndonjë idhull, se ne gjithmonë e kemi adhuruar Zotin. Ajo u kthye dhe më pranoi mua. Gjthashtu, fëmijët e mi më kanë përkrahur dhe janë bashkuar me mua.
 
Duke e shdërruar kishën e tij në xhami, Afolabi Ebubaker thotë se po tërheq shumë muslimanë.
 
Kisha ime që u shdërrua në xhami po vizitohet nga shumë muslimanë tha ai.
 
Një imam është aktualisht duke udhëhequr në xhami, ndërsa unë jam në xhami si një nxënës për të mësuar më shumë në lidhje me fenë islame./islampress