Makina elektrike që shfrytëzon energjinë diellore për lëvizje

“Immortus” është një automobil i ri elektrik i krijuar në mënyrë shumë të veçantë. Automobili elektrik ka një panel shtatë metra katrorë fotovoltaik që konverton energjinë diellore në energji të nevojshme për funksionim të automobilit.

Po ashtu ekziston mundësia e mbushjes së baterisë me rrymë, por nëse moti është me diell, panelet solare mundësojnë të drejtoni mjetin më shpejt se 60 kilometra në orë për një distancë pa limit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Automobili i ri është i bazuar në teknologjinë e veturave garuese që funksionojnë përmes energjisë diellore me projekt të krijuar nga “Aurora Solar Car Team” të Australisë, që deri tani ka mbajtur disa gara të tilla në gjithë botën. Por, pesha e lehtë dhe forma e “Immortusit”, që ka aerodinamikë ekstreme, e bëjnë edhe më të veçantë këtë model.

Për dallim nga veturat garuese solare, ky automobil është i dizajnuar për të funksionuar normalisht në rrugë, me përshpejtim prej 0 në 100 kilometra në orë për më pak se shtatë sekonda dhe me shpejtësi maksimale prej 150 kilometrave në orë. Automobili është me dy ulëse dhe me bagazh modest për udhëtime të shkurtra. “EVX Ventures”, kompania krijuese e “Immortus”, thotë se ky automobil mund të funksionojë shumë lehtë si model sportiv.

Artikulli paraprakOffice 2016 për Windows po vjen më 22 shtator
Artikulli vijuesMakarona me salçiçe