Nuk më duhet më jeta. Më mirë të isha mbytur edhe unë. Ky ka qenë reagimi i parë i Abdulah Kurdit, babait të fëmijëve sirianë Ajlan dhe Garip Kurdi, trupat e të cilëve u paraqitën në bregun e detit duke tmerruar mbarë botën dhe duke vendosur para një testi serioz humanizmin e njerëzimit në ditët e sotshme.
“Gruaja ime dhe dy fëmijët e mijë nuk janë më gjallë. Nuk e diç ka do të bëj. Më vjen keq që nuk u mbyta edhe unë bashkë me ata”, ka thënë Abdullahu, i cili në këtë tragjedi ka humbur edhe bashkëshorten e tij.
Fotografia e Ajlanit të vogël, trupi i palëvizshëm i të cilit u nxor nga uji në bregdetin turk, pasqyron vuajtjen e refugjatëve nga Lindja e Afërt, por edhe pakujdesinë e pjesës më të madhe të Evropës, shkruajnë mediumet ndërkombëtare, transmeton “Lajm”.
Familja Kurdi ka qenë në anijen e stërngarkuar e cila është përmbytur në ujërat ndërkombëtare mes Greqisë dhe Turqisë, rrugës drejt ishullit grek Kos.
Ata kanë ikur nga qyteti Kobani, pas luftimeve të ashpra që janë zhvilluar aty. Duke ikur në moment të fundit nga tmerret e luftës, Ajlani dhe Garipi kanë qenë të veshur vetëm me rrobe të holla, duke marrë me vete vetëm atë që kanë pasur veshur. Kur anija është përmbytur, fëmijët nuk kanë pasur asnjë gjasë për të shpëtuar./mesazhi