Gjithsej 2.093 vërtetime janë lëshuar shtetasve të huaj në periudhën prej orës 8 dje deri në ora 8 të mëngiesit. Nga numri i përgjithshëm 1.325 janë të gjinisë mashkullore, 259 të gjinisë femërore, 341 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 168 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.
Pjesa më e madhe e tyre 1.145 janë shtetas të Sirisë, 229 janë nga Afganistani, 57 nga Iraku, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
Nga 19 qershori i këtij viti deri më sot u janë dhënë vërtetime 57.151 shtetasve të huaj, prej të cilëve 39.194 janë të gjinisë mashkullore, 7.798 të gjinisë femërore, 8.977 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 1.192 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënës vërtetime më të numërt janë sgtetasit e Sirisë-46.453, pastaj Afganistani-3.156, Iraku-2622, Pakistani-1673, Palestina-711, Somalia-564, Bangladesh-381, Kongo-323, Nigeria-196, Kameruni-159 Eritrea-142, Etiopia-109, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
Nga fillimi dhënies së vërtetimeve deri më sot në Sektorin për azil janë dorëzuar 49 kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të një vërtetimi të lëshuar paraprakisht, me ç’rast 36 kërkesa janë të shtetasve të Sirisë, prej tyre 10 janë fëmijë, më pas tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani dhe Afganistani prej tyre katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, nga dy kërkesa prej shtetasve të Marokut, Algjerisë dhe Irakut (njëra prej kërkesave është për fëmijë) dhe një krëkesë është e një shtetasi të Egjiptit.
Në IP Qendra pranuese për kërkuesit e azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit dje janë evidentuar gjithsej 11 kërkues të azilit, prej të cilëve 7 janë mehskuj (midis të cilëve një është lënduar), 1 kërkuese të azilit është femër dhe 3 kërkues të azilit janë minorentë. Në mënyrë plotësuese, në pajtueshmëri me nenin 48 nga Ligji për azil dhe mbrojtje të përkohshme 4 kërkues të azilit – një mahskull, një grua dhe dy fëmijë nga të cilët një fëmijë është pa shoqërim të kujdestarit janë vendosur në vend tjetër për akomodim i përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.