Një shkollë fillore në Kllokot, është më e veçanta në tërë Kosovën. Aty mësojnë bashkë nxënësit shqiptarë e serbë, por me planprograme të ndryshme.
Arsimtarët e pakicës serbe marrin nga dy paga, kurse kolegët e tyre shqiptarë thonë se kalojnë mirë ndërmjet vete.
Shkolla fillore “Gjon Sereçi” në Mogillë të Kllokotit, me nxënës shqiptarë e serbë, e ka veç një gjë të përbashkët. Ai është Fatmir Hetemi, drejtori i shkollës, shkruan express.
Te tjerat, si planprogrami arsimor apo pagat e arsimtarëve, dallojnë varësisht nga nacionaliteti.
Kjo shkollë fillore në këtë fshat, është e vetmja në Kosovë, e cila mund të quhet plotësisht multietnike.
Përveç kësaj, në këtë shkollë ka edhe diçka tjetër të pazakontë.
Mësuesit dhe arsimtarët e nacionalitetit serb që punojnë aty, marrin përafërsisht 800 euro rrogë në muaj, derisa kolegët e tyre shqiptarë paguhen sikurse secili mësues dhe arsimtar tjetër në Kosovë, prej 350 deri ne 400 euro në muaj.
Kjo nuk ndodh për shkak të kualifikimeve më të larta arsimore që mund të kenë mësuesit serbë karshi atyre shqiptarë./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Në 2017 fillon implementimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin për Fondet…
By
Redaksia
1 Min Read
Financial Times: Kosovës i hiqen vizat bashkë me Turqinë e Ukrainën
“Kosovës do t’i liberalizohen vizat” është titulli i një artikulli në prestigjiozen Financial Times, njofton…
By
Redaksia
1 Min Read
Ramiqi, thirrje për Gazën!
Manifestime solidarizimi me palestinezët në Gaza janë bërë në shumë vende, por diçka e tillë…
By
Redaksia
2 Min Read
Në 134 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Lidhja shqiptare e Prizrenit, - moment krucial në historinë heroike të popullit tonë. 10 qershori…
By
Redaksia
5 Min Read
Daçiç: "Nuk e njohim Kosovën në OKB, kemi përkrahjen e Rusisë"
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar në New-York, se Serbia nuk mund ta pranojë…
By
Redaksia
1 Min Read
VV: Fëmijët serbë në Kosovë, heronjtë shqiptarë i mësojnë për kriminelë
Kosova ka sistem paralel të arsimit ku fëmijët – shtetas të Kosovës të komunitetit serb…
By
Redaksia
1 Min Read
