Kosova përgjigjet me “copy-paste” në pyetjet e BE-së

Kosova nuk ka kapacitete për të zbatuar politikat dhe masat e ndryshimeve klimatike, nuk e di sa fëmijë në Kosovë janë të punësuar dhe në cilët sektorë angazhohen ata, nuk e di se sa shkencëtarë merren me hulumtime, apo sa hulumtime shkencore janë bërë deri më tash, madje nuk ka as afat të caktuar kohor se sa do të mund të zgjasë një procedurë gjyqësore. Këto janë vetëm disa nga fushat, ku institucionet e Kosovës në 1942 faqe me përgjigje për Komisionin Evropian, kanë pranuar ngecjet. Në të gjitha çështjet e tjera, në gjithsej 444 pyetje, institucionet janë përgjigjur në bazë të asaj që janë, në shumicën e rasteve strategji të hartuara ndër vite. Përmbledhjen prej 1942 faqesh institucionet e Kosovës e kanë dërguar ditë më parë në Komisionin Evropian, si material që BE-ja duhet ta marrë parasysh, kur në vjeshtë të publikojë raportin e Studimit të Fizibilitetit. Në bazë të raportit do të vlerësohet nëse Kosova mund të nisë negociatat për Stabilizim-Asociim. Në fakt, institucionet kanë përdorur vetëm 504 faqe për t`u përgjigjur në 444 pyetjet e Komisionit. Të 1438 faqet e tjera janë “copy paste”, të strategjive, ligjeve dhe çdo dokumenti tjetër që ka Kosova. Me strategji janë përgjigjur institucionet edhe në pyetjet që i bëhen Kosovës për vite të tëra nga Komisioni Evropian nëpërmjet raporteve të progresit, siç është reformimi i administratës publike.

Si rezultat, kur të hënën të zbresin në Kosovë, ekspertët dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian do të kenë shumë punë. Ata për tri ditë do të duhej të merrnin përgjigje në gjithçka rreth Kosovës në mënyrë që të hartojnë raportin e Studimit të Fizibilitetit, që duhet të publikohet në vjeshtë.koha/kohaislame

Artikulli paraprakTentim për abuzim me 13 vjeçare
Artikulli vijuesNë Kllokot, shkolla multietnike