Delegacioni i Kosovës e mori sot në Bruksel Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Dokumenti iu dorëzua ministres për integrime Vlora Çitaku nga komisionerja e BE-së, Cecilia Malmstrom.
Zyrtarët nga qeveria e Kosovës janë shprehur optimist se do të plotësojë pa asnjë problem të gjitha kriteret e kërkuara.
Delegacioni i Kosovës i prirë nga ministrja për integrime Vlora Çitaku ka marrë në Bruksel udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Komisionerja e BE- së Cecilia Malmstrom e cila ia dorëzoi ministres Çitaku dokumentin e shumëpritur, foli edhe për përmbajtjen e tij.
Udhërrëfyesi për Kosovën përmban 101 kritere, dyfish më shumë nga ato të vendeve të rajonit. Zyrtarët e BE-së kanë sqaruar se kjo është bërë në mënyrë që të mos përsëriten gabimet që janë bërë me shtetet e rajonit. Përfaqësuesit e delegacionit kosovarë janë shprehur optimist se Qeveria e Kosovës është e përgatitur dhe se do ti plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara.
Ministrja për integrim Vlora Çitaku ka thënë se marrja e udhërrëfyesit është fryt i punës së përgjithshme të institucioneve të Kosovës, por nuk ka përmendur ndonjë afat se për sa kohë do të mund të arrihet deri të liberalizimi i vizave.
Ndryshe vendeve të rajonit u është dashur të presin nga dy deri në tre vite pas marrjes së udhërrëfyesit, që Bashkimi Evropian të bënte liberalizimin e vizave. Megjithatë, drejtuesit e institucioneve të Kosovës, kanë optimistë dhe shpresojnë se në rastin e Kosovës, liberalizimi i procesit të vizave do të ndodh më shpejt.kohaislame
You Might also Like
Lista Serbe kushtëzon votimin për president
Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq tha se nuk është e sigurt nëse Lista Serbe…
By
Redaksia
3 Min Read
Ekskluzive: Urime personalitetesh për festën e Fitër Bajramit
Intervistoi: Dardan Sinanaj Mr.Shkodran Imeraj, - nënkryetar i parë i Lidhjes së Historianëve të…
By
Redaksia
3 Min Read
Specializantët kërcënojnë ministrinë – kërkojnë pagat që u takojnë
Me protesta po përpiqen të marrin pagat e dy muajve dhe vetëm pas kërcënimeve u…
By
Redaksia
1 Min Read
Qeveria e Gjermanisë ua vazhdon mandatin ushtarëve në Kosovë
Qeveria e Gjermanisë, sot ka marrë vendimin për zgjatjen e mandatit të ushtarëve gjermanë në…
By
Redaksia
2 Min Read
Adem Jashari në histori (video)
Hoxha i nderuar Ekrem Avdiu në këtë video u tregon një grupi fënorë nga Shkupi…
By
Redaksia
0 Min Read
Drita Millaku,akuzon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Kadri Veseli, se me urdhërin e tyre është vrarë komandanti i UÇK-së Ekrem Rexha
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarin…
By
Redaksia
1 Min Read
