Thuajse çdo ditë mediat maqedonasen trajtojnë informacione në kontest negativ mbi shqiptarët në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe gjetiu.
Në numrin e të enjtes, gazeta në gjuhën maqedonase “Dnevnik”, trajton deklaratën e presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jajaga mbi pranimin e 3000 refugjatëve sirian në territorin kosovar, transmeton Zhurnal.
Me titull: “Kosova nuk i do fëmijët e vet, kurse kërkon të kujdeset për të tjerët”, gazeta sjell si lustrim negativ për të kundërshtuar qëndrimin e presidentet kosovare, deklaratën e një refugjati të përkatësisë rome i cili nga koha e luftës së vitit 1999 në Kosovë, ka ngelur refugjat në Maqedoni.
Personi me emrin Muharem Gashi nga Fushë Kosova, i cili thuhet se tani e 13 vite e gjysmë jeton në Maqedoni me statusin e refugjatit, në bisedën telefonike me redaksinë e gazetës “Dnevnik”, ka injorizuar deklaratën e presidentes kosovare, Atifete Jajaga, duke shtuar se: “Propozimi i Jajagës është qesharak, sepse ai dhe shumë të tjerë tani e 13 vite e gjysmë nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre sepse nuk janë të dëshiruar atje”, përcjell Zhurnal.
“Zhurnal”, hulumtoi rastin e Muharem Gashit dhe arriti deri tek informacionet se ai dhe shumë të tjerë u janë bashkëngjitur forcave paramilitare serbe duke terrorizuar popullatën vendase, dhe vetëm pasi hyri NATO në Kosovë dhe forcat serbe u larguan nga atje, këto familje kryesisht të komunitetit rom që përlyen duart me gjak, pa imponim por vetëm nga frika për veprat e kryera çnjerëzore kishin lëshuar territorin e Republikës së Kosovës.
You Might also Like
Zv.ministri izraelit thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor
Zëvendësministri i Mbrojtjes së Izraelit Eli Ben-Dahan, i bëri thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të…
By
Redaksia
1 Min Read
Mik i shqiptarëve, mysliman dhe fëmijë emigranti – ja kush është kryebashkiaku i ri Londrës
Kandidati laburist, Sadiq Khan ka fituar garën për kryebashkiak të Londrës, edhe pse numërimi i…
By
Redaksia
2 Min Read
(VIDEO) Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Elifit
Kërkimet për gjetjen e vogëlushes gjashtëmbëdhjetë muajshe, Elif Fejzullahu do të vazhdojnë. Edhe pse sot…
By
Redaksia
1 Min Read
Hoxha Halil nuk ndalet ja kuj i a perhajri nisjen e shtëpisë
Hoxha Halil nuk ndalet ja kuj i a perhajri nisjen e shtëpisë Perhajre Besim Mazreku😊…
By
Redaksia
1 Min Read
Lëvizja BESA: Me propozim buxhetin e vitit 2016 vidhen qytetarët nga shteti
Lëvizja Besa është kundër propozim buxhetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për vitin 2016…
By
Redaksia
3 Min Read
Palestinezët bëjnë thirrje për protestë masive
Fraksionet palestineze kanë bërë thirrje për protesta masive kundër Izraelit, në Bregun Perëndimorë dhe në…
By
Redaksia
1 Min Read
