Në qytetin kufitar, Roszke, që ndan Serbinë me Hungarinë, kanë filluar një grevë urie refugjatët sirianë, në protestë për mbylljen e vendkalimit kufitar.
Rreth 200-300 persona protestojnë në zonën neutrale duke mbajtur edhe pankarta me shkrimin “No water no food until open border”. Mes protestuesve ka edhe fëmijë.
Policët hungarezë ndodhen në vendngjarje duke keqtrajtuar shpesh edhe reporterët e huaj, siç ka ndodhur me atë të tabloidit, Bild, njofton kjo e fundit