Xhamia Al Aksa: Përleshje për të tretën ditë radhazi

Vazhdojnë përleshjet mes forcave palestineze dhe izraelite në oborret e xhamisë Al Aksa në Jerusalem, të cilat futen në ditën e saj të tretë.

Sulejman Ahmed, kryetari Departamentit të Punëve, tregon se rreth 36 palestinezë janë plagosur rëndë prej fillimit të përleshjeve.

“Mund të shikohen edhe snajperistë izraelitë në çatinë e xhamisë,” tha mes tjerash Ahmedi, për Al Jazeera, transmeton Bota Sot.

Konflikti në xhaminë e shenjtë erdhi pas vendimit të policisë izraelite, që të lejojë një grup aktivistësh hebrej për vizitë në oborret e xhamisë, por kjo u kundërshtua rëndë nga palestinezët, të cilët së fundi edhe nuk janë të lirë të kryejnë ritet fetare.

Vendi i xhamisë Al Aksa, është i shenjtë si për muslimanët ashtu edhe për izraelitët. Këta të fundit pretendojnë se në godinat e xhamisë së sotme, ka qenë e ndërtuar edhe pallati mbretëror i Sulejmanit, një udhëheqës hebrej por njëkohësisht edhe profet.

Artikulli paraprak500 shqiptarë nga Zvicra udhëtojnë për në haxh
Artikulli vijuesMbyllja e kufirit Serbi-Hungari: Refugjatët sirianë në grevë urie