Ish-ministri i Jashtëm demokrat, Aldo Bumçi, tha dje gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm të Kuvendit se ministri aktual, Ditmir Bushati, ka bërë një gafë të rëndë.
Sipas tij, pasi Shqipëria dha votën e saj pro Palestinës në OKB, Bushati ka ftuar në një takim për t’i sqaruar ambasadorët e Izraelit dhe Palestinës, të cilët kanë refuzuar takimin e përbashkët. “Kjo është të mosnjohësh ABC-në e diplomacisë, që thirren në një takim Palestina dhe Izraeli. Edhe Amerika dhe BE-ja nuk e kanë bërë këtë. Dhe ka pasur protestë dhe kërkesë për ndjesë deri në nivelin më të lartë për këtë akt”, tha Bumçi.
Bushati e anashkaloi përgjigjen për këtë rast. Panorama thotë se ngjarja ka ndodhur vërtet dhe dy përfaqësitë e kanë quajtur këtë ftesë si një provokim.
Pas kësaj, Ministria e Jashtme ka kërkuar ndjesë.