Denoncimi: gjyqtarët e prokurorët serbë në Veri, deklaratë ku s’përmendet Republika e Kosovës (dokumenti)

0
248

Deklarimi i presidentit Thaçi se dekretimi i gjyqtarëve e prokurorëve serbë është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet po del të jetë i pavërtetë.

Është deputeti i pavarur Korab Sejdiu i cili thotë ata janë emëruar duke nënshkruar deklarata që në asnjë vend nuk përmendin Republikën e Kosovës ose Kushtetutën.

Këtë konkluzion ai e ka nxjerrë pas sqarimit që ka kërkuar nga Preisdenca e cila i ka ofruar dokumentet e kërkuara.

 

Sejdiu dyshon se janë bërë koncesione të dhimbshme dhe të shumta për të integruar gjyqtarët dhe prokurorët në fjalë në sistemin e drejtësisë kosovare.

Po ashtu, sipas tij, këta gjyqtarë dhe prokurorë janë emëruar pa dhënë betim të njëjtë sikur që e japin të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë që kyçen në sistemin e drejtësisë.

Ai ka thënë se koha do ta tregojë nëse gjyqtarët dhe prokurorët në fjalë janë integruar në sistemin e drejtësisë dhe nëse do të punojnë për këtë vend.