New York, 10 prill – Kur flasim për iPhone dhe për produkte të tjera nga Apple dihet se kush është numër një dhe pikë, është faqja iPhone-SHQ dhe stafi i saj që po punojnë shumë që iPhone të jetë sadopak shqiptarë dhe të dijë edhe ai gjuhën tonë të bukur. Po pra djemat e iPhone-SHQ kanë punuar shumë dhe tani kanë një befasi për ju përdorues të iPhone.
Ardit Krasniqi (ArditK) dhe Taulant Bytyqi (TaulantB) kanë përgaditur gjuhën shqipe për iPhone, e cila punon në iOS 5.0.1 dhe iOS 5.1 në versionin Beta.
iPhone-SHQ kanë arritur të përkthejnë në gjuhën shqipe edhe aplikacionin më popullor në botë për iPhone të quajtur Cydia, e gjithashtu edhe aplikacionin për shkarkim falas Installous, tërësisht në gjuhën shqipe.
Pos këtyre, ata kanë hapur edhe repositorin e tyre në Cydia, tek i cili ju mund të gjeni wallpapers, tweaks, aplikacione dhe gjëra të tjera rregulluese për iPhonen tuaj.
Mënyra e instalimit:
1. Hapim Cydian, shkojmë Manage – Sources – Edit – Add.
2. Shtojmë repositorin http://repo.iphone-shq.com
3. Pas shtimit, shkojmë tek Search.
4. Kërkojmë “Gjuha Shqipe per iOS“
5. Instalojeni dhe pastaj bëjeni respring pajisjen tuaj.
Nëse gjuha juaj standarde nuk është gjuha angleze atëherë shkoni Settings – General – Internacional – Language dhe zgjedheni English pastaj iPhone juaj do të përkthehet në Gjuhën Shqipe.
You Might also Like
Ford Mustang GT tani prodhon 1000 kuaj-fuqi
Super-vetura Ford Mustang GT është përmirësuar nga kompania Vortech me një super-mbushës i cili në…
By
Redaksia
1 Min Read
Sony Xperia P
Jo shumë kohë më parë PCWorld ka bërë vështrim të Sony Xperia S, pajisja e…
By
Redaksia
5 Min Read
Dyqani i Windows Phone 8 edhe për Shqipëri
Microsoft në blogun e vet për Windows Phone 8 ka lajmëruar se planifikon ta përhapë…
By
Redaksia
1 Min Read
Krijohet aplikacioni për gjetjen e bursave për studime
Kristofer Grej i ka fituar bursat në mënyrën e vjetër, pa aplikime për bursa. Ai…
By
Redaksia
1 Min Read
Lojra spiune
Dy zhvilluesit çekë të lojës ushtarake në video (ang. videogame) “Arma 3”, të cilët u…
By
Redaksia
1 Min Read
Anonymous: “Na prisni në 2013-ën”
Grupi i hakerëve Anonymous ka qartësuar që nuk ka plane për t’u larguar gjatë vitit…
By
Redaksia
2 Min Read
