Organizata daneze e quajtur “Stop Islamizimit të Danimarkës” (SIAD) në Kopenhagë ka hapur një ekspozitë që përmban fyerje ndaj Profetit Muhammed.
Konkretisht, këto janë karikaturat që kjo organizatë i ka transportuar nga shteti amerikan i Teksasit.
Karikaturat janë sjellë në Danimarkë nën shoqërimin e policisë, ndërsa ekspozita është hapur vetëm për mediat.
Presidenti i SIAD, Anders Gravers tha se organizata ka për qëllim që këto karikatura ti shohin edhe qytetarët, duke shtuar se liria e fjalës është në rrezik.
Në hapësirën e ekspozitës janë marrë masa të rrepta sigurie, ndërsa me rastin e ekspozitës në zonë janë angazhuar 400 policë dhe agjentë të shërbimit të fshehtë. Pranë hapësirës ekspozuese tre vajza thërrisnin parulla kundër SIAD, kurse ndërhyrja e policisë ishte e menjëhershme.
SIAD më parë ka aplikuar disa herë për organizimin e ekspozitës në vende të ndryshme, duke përfshirë edhe Bibliotekën Mbretërore në Kopenhagen, por nuk kanë marrë leje për një gjë të tillë.
Krahu i SIAD në SHBA, nën emrin “Stop islamizimit të Amerikës” organizuan ekspozitën në qytetin amerikan të Dallasit, me ç’rast dy persona patën kryer një sulm të armatosur ndaj vendit të ekspozitës.
Këto sikur duket vetë i kërkojnë problemet dhe nxehin gjakra pa nevojë. Kjo është demokracia e tyre dhe fyerja që ua bëjnë myslimanëve.
You Might also Like
Koreja e Veriut ka 200 platforma të lëvizshme të lëshimit të raketave
Koreja e Veriut mund të ketë rreth 200 platforma të lëvizshme lëshimi të raketave. Koreja…
By
Redaksia
1 Min Read
Sulmohet Ambasada e SHBA-së në Ankara nga një kamikaz komunist
Një sulm vetëvrasës jashtë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Ankara ka vrarë vetë sulmuesin…
By
Redaksia
3 Min Read
Gjenerali amerikan: Afro 100 ushtarë afganë vriten çdo javë
Gjenerali amerikan, Mark Milley, ka thënë se talibanët më nuk janë në gjendje ta përmbysin…
By
Redaksia
1 Min Read
Video e rrallë: Prekazi, disa orë pas rënies së Jasharajve (Video)
Forcat serbe me gjithë artilerinë që kishin për tri ditë me radhë kishin sulmuar familjen…
By
Redaksia
1 Min Read
Stambolli me qendrën më të madhe në Europë
Nisur nga një investim prej 1.1 miliardë lira turke, qendra më e madhe tregtare e…
By
Redaksia
1 Min Read
Vazhdon gjendja e jashtëzakonshme në Nju Jork për shkak të vorbulla polare
Andreo Komo, guvernatori i Nju Jorkut ka shtyrë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të acarit…
By
Redaksia
1 Min Read
