Koreja e Veriut ka 200 platforma të lëvizshme të lëshimit të raketave

Koreja e Veriut mund të ketë rreth 200 platforma të lëvizshme lëshimi të raketave.

Koreja e Veriut mund të ketë deri në 200 platforma të lëvizshme lëshimi për raketat balistike, shifër kjo dy herë më e lartë nga ajo që ishte parashikuar më parë, njoftoi Agjencia koreanojugore e lajmeve Yonhap.

Më parë organet ushtarake dhe ato të inteligjencës koreanojugore thonin se Koreja e Veriut nuk mund të kishte më shumë se 94 platforma të lëvizshme të lëshimit të raketave. Supozohet që këto platforma lëshimi janë të përqendruara në zonat nga ku mund të godasin bazat amerikane dhe ato koreanojugore, të dislokuara në jug të Gadishullit Korean.

Artikulli paraprakOKB bën thirrje: Ju që vuani nga uria hani insekte
Artikulli vijuesOKB bën thirrje: Ju që vuani nga uria hani insekte