Heqja e kësaj takës doganore prej 10 për qind për ilaçet e importuara nga vendet e Bashkimit Evropian (BE) po shihet si një mundësi e mirë e përfitimit të depove farmaceutike sesa që do të ndikojë në uljen e çmimit të ilaçeve për pacientët.
Derisa nuk ka të dhëna të sakta për shifrat e kontrabandës së ilaçeve, të dhënat zyrtare të importit të ilaçeve prej vitit 2011 deri në fund të gushtit të vitit 2015 të siguruara nga “Zëri” kanë treguar për shifra enorme të importimit të ilaçeve në Kosovë në rrugë legale.
Kështu, për këto vite, në Kosovë nga vendet e Bashkimit Evropian (BE) por edhe nga ato të vendeve që janë pjesë e CEFTA-s, janë futur ilaçe në vlerë prej rreth 217 milionë euro.
Për vitet 2011, 2012 dhe 2013, pa u llogaritur vlera e pajisjeve mjekësore sipas të dhënave që posedon Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale janë importuar ilaçe në vlerë prej rreth 116 milionë euro.
Derisa nga janari i vitit 2014 deri në fund të gushtit të vitit 2015, sipas të dhënave të siguruara në Doganat e Kosovës, janë importuar ilaçe në vlerë prej rreth 101 milionë euro.
Me miratimin e Udhëzimit Administrativ për mallrat e Liruara nga Tatimi Doganor në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, barnat e Bashkimit Evropian më nuk do të paguajnë taksën doganore prej 10 për qind, për t’u importuar në Kosovë, siç kanë paguar deri më tani. /Zëri/
You Might also Like
Visar Ymeri: UÇK nuk ka luftuar për Zajednicën
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, sot ka bërë homazhe pranë bustit të Zahir Pajazitit, në 19…
By
Redaksia
1 Min Read
Plani maqedonas si ai serb: Të shtohen me nuse nga Shqipëria!
Komuna e Novacit të Manastirit, po zbaton apelin e ish kryeministrit Nikola Gruveski, që gratë maqedonase…
By
Redaksia
3 Min Read
Beogradi dhe Prishtina ishin afër marrëveshjes për kodin telefonik
Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për të përdorur kodin ndërkombëtar të Shqipërisë të telefonisë fikse…
By
Redaksia
3 Min Read
Turqia, ndihma humanitare Rripit të Gazës për Fitër Bajram
Është ankoruar në portin e Mersinit anija “Lady Leyla”, që do të dërgojë ndihma humanitare…
By
Redaksia
1 Min Read
Ja çfarë komentoi një besimtarë pas plasimit të lajmit tonë…
Në lajmin e plasuar sot nga Koha Islame ku informuam se gjat inaguarimit të tunellit…
By
Redaksia
1 Min Read
Banori i Hasanbegut edhe pse me dëme të mëdha pajtohet me caktimin e Zotit
Koha Islame edhe njëher ishte në lagjen e Hasanbegut ku pa prej së afërmi dëmet…
By
Redaksia
1 Min Read
