Hiq më pak se 26 persona kanë udhëtuar me delegacionin kosovarë për në New York ku do të qëndrojnë për tri ditë për të marrë pjesë në samitin global të Liderëve kundër ISIS-it dhe Ekstremizmit të Dhunshëm me 29 shtator.
Nëse llogarisim minimumin e shpenzimeve të tyre, marrë parasysh çmimet minimale të biletave, hotelit dhe meditjen del se ky delegacion prej 26 vetash për 3 ditë minimalisht ka harxhuar 150 mijë euro të taksapaguesve kosovarë, transmeton zeri.info.
Padyshim se ky është samit i rëndësishëm, por a ka qenë e nevojshme që patjetër të gjithë të marrin pjesë në këtë samit?
Cili do të jetë kontributi i këshilltarëve në këtë vizitë??? Pos shëtitjeve dhe fotove që tashmë kanë nisur t’i postojnë.
Ndërkohë nëse i përkthejmë në para shpenzimet e këtij delegacioni atëherë në bazë të një matematike të thjeshtë nëse llogarisim: meditje për udhëtimet zyrtare 350 euro në tri ditë vetëm njëri prej tyre merr 1050 euro, transmeton zeri.info.
Bileta e aeroplanit në klasën ekonomike vajtje ardhje të paktën ka kushtuar 1000 euro për person.
Ndërkohë që edhe hoteli për tri ditë me shujta nëse kanë gjetur modest ka kushtuar të paktën 1000 mijë euro.
Nëse i mbledhim të gjitha këto atëherë del se 26 anëtarë të delegacionit kosovarë kanë shpenzuar se paku 150 mijë euro për tri ditë. A kanë mundur të shpenzohen më racionalisht ato para në Kosovë? /Zeri/
You Might also Like
Analizë për çështjen “Burkini”: Kush janë më të këqinj, talebanët apo politikanët francezë?
Prestigjiozja “Elle” i ka kushtuar një shkrim asaj që po ndodh këtë verë në plazhet…
By
6 Min Read
Umreja e kryeministrit Thaçi
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë vizitës në Arabinë Saudite ka vizituar edhe Qabenë. Ai…
By
1 Min Read
Kosova e Shqipëria mbështesin Deklaratën për Sirinë
Shtetet e Bashkuara dhe dhjetë vende të tjera kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për…
By
1 Min Read
Një grek ndërroi jetë në një kazino në Gjevgjeli
Një grek i moshës 63 vjeçare, mbrëmë rreth orës 19, përderisa ka luajtur në një…
By
0 Min Read
Prokuroria s’gjen fakte për të akuzuar Shefqet Krasniqin
PROKURORIA SPECIALE THOTË SE NUK KA GJETUR PROVA TË MJAFTUESHME PËR TË NGRITUR AKTAKUZË NDAJ…
By
0 Min Read
Lama dekretohet për ambasadore
Alma Lama ka marrë dekretimin e presidentit Hashim Thaçi për ambasadore në Romë të Italisë.…
By
2 Min Read
