E injorojnë Papën, tjetër ekzekutim me vdekje në SHBA

Apeli i Papa Françeskut ra qartazi në vesh të shurdhër.

Vetëm pak pasi Ati i Shenjtë i kërkoi Presidentit amerikan Obama heqjen e dënimit me vdekje, Kelly Gissendaner u ekzekutua në shtetin e Georgias, pavarësisht apeleve të shumta për faljen e jetës së saj.

47-vjeçarja është e para, që ekzekutohet në shtetin jugor prej 70 vitesh. Disa orë përpara se ajo të vdiste, avokatët mbrojtës kishin paraqitur të paktën tri kërkesa në Gjykatën Supreme për shtyrjen e ndëshkimit.

Gissendaner ishte në burg për vrasjen e të shoqit në 1997-n, të cilën e kishte planifikuar, por nuk ishte ajo autorja. Douglas Gissendanerin e vrau i dashuri i saj i atëhershëm, Gregory Oëen, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm.

Artikulli paraprakFoto: Faqja e uebit të bashkisë maqedonase me përmbajtje erotike
Artikulli vijuesVIDEO – Afrikani duke këndu ilahi të Adem Ramadanit