Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Carter: Aktet e Rusisë ndezin luftën e brendshme në Siri

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter në lidhje me ndryshimet që do të kryhen në programin trajno-pajis ku trajnohet opozitarët sirianë tha se brenda disa orësh do të bëhet një deklaratë nga qeveria amerikane, raporton Anadolu Agency (AA).

Carter pas një takimi me homologun britanik, Michael Fallon në Lancaster House ndërtesën e ministrisë së Jashtme të Britanisë ka mbajtur një konferencë për shtyp. Ai nuk ka dhënë informacione në lidhje me ndryshimet që do të kryhen në programin trajno-pajis, por ka theksuar se brenda disa orësh do të bëhet një deklaratë nga qeveria amerikane.

Ndaj pyetjes në lidhje me 4 raketat ruse të lëshuara drejt Sirisë nga Rusia dhe ti cilat pretendohet se ranë në territorin iranian, Carter është përgjigjur se: “Ka shenja se kjo ka ndodhur kështu, atëherë kjo tregon se ka patur probleme teknike tek raketat”.

Carter ka theksuar ndër të tjera se i ka vëzhguar lajmet në lidhje me pretendimet se “një gjeneral iranian është vrarë në Siri” dhe ka pohuar se është e ditur se Irani mbështet regjimin e Asadit.

Carter duke vënë në dukej se NATO dhe Europa ka mbajtur një qëndrim të fortë dhe të bashkuar kundër akteve të Rusisë tha se: “fillimisht në Ukrainë, dhe së fundmi në çështjen e shkeljes së hapësirës turke është mbajtur një qëndrim i fortë dhe i përbashkët”. Ai pasi ka pohuar se NATO në deklaratën e saj këtë javë duke theksuar se qëndron fuqishëm pas Turqisë tha se “Kjo u konfirmua edhe në takimin e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s që u mbajt ditën e djeshme”.

Zyrtari i lartë amerikan duke u shprehur se aktet e Rusisë përbëjnë një kërcënim edhe për veten e saj edhe për rajonin ka shtuar se: “Rusia do të ketë rezultate në gabimet e bëra në Siri. Këto akte ndezin luftën e brendshme në Siri. Ndërsa në lidhe se a mund të ketë kontribut Rusia në kalimin e procesit të tranzicionit në Siri Carter tha se “Kjo është në varësi të Kremlinit nëse Rusia do të ndërmarrë një hap të tillë”.

Edhe ministri britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon duke vënë në dukje se DAESH vazhdon të jetën kërcënim për popullatën në Siri, Irak dhe në Lindjen e Mesme tha se “Në të njëjtën kohë është kërcënim edhe për Britaninë”.

Artikulli paraprakISIS përparoi në veri të Halepit me ndihmën e regjimit
Artikulli vijuesFjalë të arta të Gjeneralit të Hitlerit mbi atë se kush e do luftën