Çeki: Qeveria e ka hedhur poshtë thirrjen e presidentit për referendum

Qeveria e Çekisë e ka hedhur poshtë kërkesën e presidentit, Milos Zeman, që ky vend të mbajë referendum për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, pas votimit në Britani për largim nga BE-ja.

“Anëtarësimi në këto dy organizata është garantim i stabilitetit dhe sigurisë”, ka kumtuar mbrëmë zyra e kryeministrit të Çekisë, Bohuslav Sobotka.

Mëtutje, në deklaratë theksohet se “qeveria nuk po e shqyrton ndërmarrjen e asnjë hapi, që do të paraqiste pikëpyetje në anëtarësimin dhe orientimin afatgjatë të politikës s jashtme të Republikës së Çekisë” dhe shtohet se “rrjedhimisht nuk parashohet kurrfarë referendumi”.

Presidenti Zeman nuk ka autoritet për thirrjen e referendumit, i cili kërkon amandament kushtetues.

Artikulli paraprakDemarkacioni, “mollë sherri” me Malin e Zi
Artikulli vijuesSerbi: Në sulmin me të shtëna, 5 të vrarë dhe 20 të plagosur