Turqia shkatërron aeroplanin luftarak rus

Forcat turke kanë shkatërruar një aeroplan rus, pasi ai ka hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë.
Dëshmitarët thonë se ka qenë një eksplodim i madh në Huraytan, në Sirinë veriore, raporton Daiy Mail.

Aeroplani i shkatërruar thuhet të jetë një MIG-29 (fotoja kryesore).

Sipas Daily Express, një gazetarë thotë se tre aeroplanë luftarakë të Turqisë ndoqën aeroplanët e forcave ushtarake të Putinit, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i NATO-s nuk ka pohuar këto deklarata.

Shkatërrimi ndodhi disa ditë pasi aeroplanët rusë po ashtu shkelën hapësirën ajrore të Turqisë. Me këtë rast Turqia nisi dy aeroplanë F-16 për të larguar rusët.

Javën e kaluar kryeministri Ahmet Davutoglu ka thënë: “Rregullat tona janë të qarta për këdo që shkel hapësirën tonë ajrore. Forcat e armatosura turke janë udhëzuar qartë. Edhe nëse një zog fluturon, do të zbulohet. /Telegrafi

https://twitter.com/RT_com/status/651086572952121344/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw

 

https://twitter.com/markito0171/status/649591019802107904/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw

Artikulli paraprakKurti: Pse gjithë kjo histeri dhe panik me gazin lotsjellës?
Artikulli vijuesHumb jetën 50-vjeçari në Vlorë, shpëtohen 25 persona