Erdogani riformaton qeverinë

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar një riformatim masiv të qeverisë së tij, pasi tre ministra dhanë dorëheqjen për shkak të hetimeve për korrupsion.

Erdogan emëroi ditën e mërkurë 10 ministra të rinj, pothuajse sa gjysma e kabinetit të tij, pas bisedimeve të zhvilluara me presidentin e vendit, Abdullah Gul.
Bayraktar, ministri i Ekonomisë Zafer Caglayan, dhe ai i Brendshëm Muammer Guler, braktisën postet e tyre pasi djemtë e tyre u arrestuan. Të tre ata mohojnë çdo shkelje.
Në Stamboll, persona të shumtë mbajtën një manifestim kundër korrupsionit në qeveri. Pati raportime për përleshje mes tyre dhe policisë vonë gjatë së mërkurës.
Kryeministri Erdogan ia dorëzoi emrat e rinj të kabinetit presidentit Gul në orët e vona të ditës së djeshme.
Kryeministri turk e ka cilësuar hetimin e policisë si “një lojë të pistë” dhe ka thënë se është një komplot nga fuqi të huaja dhe turke për të diskretituar qeverinë e tij në prag të zgjedhjeve lokale në muajin mars.

Artikulli paraprakOECD: Turqia në vendin e 6-të për taksat më të ulta
Artikulli vijues“Dubai Trade World” shpreh interes për investime në Shqipëri