Aksion policor në Kumanovë

Pas kontrolleve të shumta në Koçan, Berovë, Kriva Pallankë, operacioni policor “Detonatori” është shtrirë edhe në rajonin e Kumanovës.

Sipas të dhënave policore mbrëmjen e kaluar janë kontrolluar dy objekte në Kumanovë dhe një tjetër në fshatin Llopat. Ekipet policore në këto objekte kanë zbuluar dhe bllokuar rreth 70 aparate pokeri. Gjatë aksioneve të deritanishme të MPB-së janë konfirmuar rreth 800 aparate të pokerit. Ndërkaq, sipas burimeve zyrtare nuk përjashtohet mundësia që gjatë ditëve në vijim operacioni të vazhdojë edhe në Shkup./gazeta koha/kohaislame

Artikulli paraprakShqiptarët në veri po bëjnë gati valixhet
Artikulli vijuesKrerët e sigurisë diskutojnë tensionet në Mitrovicë