Dokumenti sekret, Blair e Bush gënjyen për luftën në Irak (Dokument)

SHBA dhe Britania e Madhe nuk janë munduar kurrë për një zgjidhje diplomatike të konfliktit me Irakun dhe e kishin planifikuar luftën një vit para se të niste.
Një dokument sekret i rrjedhur nga Shtëpia e Bardhë ka zbuluar marrëveshjen midis ish-presidentit George Bush dhe ish-kryeministrit Tony Blair.

Zbulimi sensacional tregon se Blair i kishte dhënë mbështetjen Bushit një vit para luftës, duke hedhur poshtë tani pretendimet e ish-kryeministrit britanik se ai kërkonte një zgjidhje diplomatike të krizës.

Image

Ai u tha votuesve: “Ne nuk kërkojmë aksione ushtarake”, krejt ndryshe nga sa zbulohet nga email-i që ka dalë tani në qarkullim. Dokumenti sekret tregon se si Blair punoi për të bindur publikun për armët e shkatërrimit në masë të Sadamit, të cilat nuk ekzistonin.

Në shkëmbim, Bush do të kënaqte egon e kryeministrit dhe do të jepte përshtypjen se Britania nuk ishte një qenush i bindur i Amerikës, por partner i barabartë në një “marrëdhënie speciale”. /Telegrafi/

Image

Artikulli paraprakPlatforma 10-pikëshe serbe: Të ruhet Kosova brenda Serbisë
Artikulli vijuesPapa do të vizitojë një xhami