PDSH ngushëllon Turqinë

Partia Demokratike Shqiptare, pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në qendër të kryeqytetit të Turqisë, në Ankara ku si pasojë humbën jetën 34 persona dhe 125 të tjerë u plagosën, dërgon telegram ngushëllimi në të cilin shprehë ngushëllimet për popullin turk dhe familjarët e viktimave.

Telegramin e plotë ngushëllues të PDSH-së mund ta lexoni më poshtë:

Me keqardhje të thellë pranuam lajmin për sulmin terrorist dhe viktimat që pësuan në Ankara. Sulmi ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe përdorimi i dhunës nga kushdo qoftë dhe për çfarëdo motive qofshin janë të papranueshme dhe të dënueshme. Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal, më lejoni të ju shpreh ngushëllime të sinqerta dhe të solidarizohemi me dhimbjen e Juaj, familjarëve të viktimave dhe të plagosurve të tjerë. Në këto moment të vështira mendimet dhe lutjet tona janë me Ju dhe me popullin Turk.

Artikulli paraprakNë sulmin terrorist në Ankara është vrarë edhe babai i futbollistit të njohur
Artikulli vijuesTurqia bllokon Facebookun e Twitterin pas sulmit në Ankara