Konsumoni gështenja për të qenë më të bukur

Fundi i vjeshtës dhe Dimri janë stinët kur gështenjat nuk mungojnë në treg. Gështenja futet tek ushqimet e ëmbla dhe të ngrohta. Ajo favorizon shëndetin e stomakut dhe të shpretkës, luan rol në rezervimin e energjisë në veshkë, nxit qarkullimin e gjakut dhe largon enjtjen.

Përveç këtyre, gështenja është një ushqim i mirë për bukurinë personale. Më poshtë, do t’ju prezantojmë hollësisht funksionet e rralla të gështenjës:

1. Në gështenje ndodhen shumë acide yndyrore të pangopura, vitamina dhe minerale, të cilat kontribuojnë për jetëgjatësinë. Ky frut mund të parandalojë dhe përmirësojë hipertensionin, sëmundjet koronare të zemrës, arteriosklerozën, osteoporozën dhe sëmundjet e tjera. Janë të përshtatshme për femrat e të gjitha moshave.

2. Gështenja përmban vitaminë B2, e cila mund të nxitë rritjen dhe zhvillimin e qelizës. Prandaj, konsumi i gështenjës mund të përmirësojë lëkurën, rigjenerojë qelizat e vdekura dhe të lehtësojë pezmatimin e lëkurës.

3. Gështenja përmban gjithashtu karbohidrate të pasura, por më pak yndyrna se sa frutat e tjera arrore. Ky frut i jep trupit energji dhe nxit metabolizimin e yndyrave, duke ruajtur rolet e furnizimit të energjisë në veshkë, të nxitjes së funksionimit të shpretkës, të favorizimit të shëndetit të stomakut dhe të zorrëve.

4. Gështenja ka edhe funksionin e ndalimit të gjakderdhjes. Për shkak se ajo përmban shumë hekur dhe vitamina të tjera, mund të përdoret për problemet me gjakderdhjen e tepërt gjatë menstruacioneve, po ashtu edhe për aneminë.

Studiuesit kanë zbuluar se konsumi i gështenjës mund të parandalojë dhe lehtësojë shumë simptoma dhe probleme gjatë periudhës së shtatzënisë:

1. Lehtësimi i simptomave në javët e para të shtatzënisë

Gjatë javëve të para të shtatzënisë shumë gra nuk kanë oreks, po ashtu mund të kenë të përziera dhe marrje mendsh. Gështenja, falë vetive të saj, mund të përmirësojë funksionin e tretjes në stomak dhe zorrë gjatë kësaj faze prandaj këshillohet të përdoret.

2. Lehtësimi i dhimbjes së mesit gjatë shtatzënisë

Gjatë fazës së shtatzënisë, pjesa më e madhe e nënave të ardhme do të ndjejnë dhimbje beli, e cila mund të lehtësohet nga konsumi i gështenjës. Ky frut mund të përmirësojë edhe problemin e pafuqishmërisë në mes dhe në këmbë.

3. Lehtësimi i edemës së grave shtatzënë

Gështenja përmban përqindje të lartë kaliumi, që mund të ndihmojë ekuilibrin e përqindjes së natriumit në trup, duke nxitur metabolizimin e ujit të tepërt dhe asgjësimin e edemës tek gratë shtatzëna.

4. Ndihmon në qëndrueshmërinë e gjendjes shpirtërore

Gështenja përmban shumë elementë të cilët mund të ndihmojnë në reduktimin e luhatjeve psikologjike dhe emocionale. Gratë shtatzëna që kanë paqëndrueshmëri shpirtërore, mund ta provojnë këtë frut të rrallë.

 

Gështenja ka shumë veti të shëndetshme, por duhet të keni edhe kujdes…

1. Personat që kanë sistem të dobët tretës ose ata që vuajnë nga reumatizma nuk duhet të konsumojnë tepër gështenja, pasi ajo mund t’ua përkeqësojë gjendjen.

2. Gështenja e freskët mund të prishet shumë shpejt dhe konsumi i saj mund të shkaktojë helmim. Prandaj, mos konsumoni gështenjat e prishura.

3. Konsumi i drejtpërdrejt i gështenjës së freskët do të ngarkojë punën e stomakut. Prandaj, këshillohet të konsumoni të ziera ose të pjekura.

4. Fëmijët e vegjël nuk duhet të konsumojnë shumë gështenja, meqenëse ato kanë sistem tretës delikat. Gjithashtu diabetikët duhet të kenë kujdes me përdorimin e gështenjës pasi ajo përmban shumë sheqer dhe mund të përkeqësojë sëmundjen e tyre.

Artikulli paraprakProcesi i ndryshimit dhe reformimit nuk duhet bërë jashtë ligjeve universale – Genc Plumbi
Artikulli vijuesJa disa nga gatimet me gështenja