Mikpritja evropiane dhe plani për boshatisjen e Sirisë – Genc Plumbi

Genc Plumbi

Së fundmi, sipas kuotave të miratuara nga vendet perëndimore, rreth 4 milionë siriane do të pranohen me statusin e refugjatit. Ndërkohe rreth 6 milionë të tjerë jetojnë si refugjate në Turqi. Larg vëmendjes së medias në qytezën e Zebadanit, shume afër Damaskut, forcat opozitare siriane kane patur në mënyrë të drejtpërdrejte bisedime me përfaqësueses ushtarak të Iranit, ku u kërkohet që të largohen prej këtij qyteti bashkë me popullsinë autoktone për ta mbushur me shtetas iranianë. Sigurisht që kjo ofertë është refuzuar dhe luftimet në Zebadeni ende vazhdojnë mes forcave të Hisbullahit dhe opozitës së armatosur siriane. Tashme duket fare qartë që Esedi nuk posedon as pushtet dhe as territor, madje as forcë negociuse. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Latakia dhe rrethinat e saj, ku mendohet vendosja e një baze ushtarake ruse, forcat e Esedit kanë kthyer mbrapsht popullsinë alevite të ardhur nga fshatrat e Hamasë që gjenden nën zoterimin e forcave opozitare, për shkak se vendosja e bazës ruse kërkon një territor të boshatisur nga popullsia.

Fluksi i jashtëzakonshëm i refugjateve që vijnë nga zonat e luftës kanë gjetur deri diku një derë të hapur në Perëndim në ndjekje të ëndrrës për një jetë më të mirë. Por a ka ndodhur kjo shpërngulje nga kurdët?! Po nga alevitët e Sirisë?! Siç duket refugjatet sirianë në pjesën dërrmuese janë nga zonat sunite. Së shpejti pritet që Esedi apo ata që qëndrojnë pas tij të hedhin në tavoline propozimin për ndarjen e Sirisë ku pjesa më e madhe e riformulimit do të përfshijë zonat sunite, ku më shume gjasë ashtu si në Zebedani do të popullohen me popullsi iraniane, ndërsa zonat alevite si ajo e Latakias, një pjesë e Humsit dhe Hamasë do të konsiderohen zonë e mbrojtur e shtetit të ardhshëm alevit.
Revulucioni sirian gjatë gjithë ecurisë së tij ka hasur në vështirësi të shumta ku forcat dhe palët në terren, të mbështetem nga aleatët e tyre të jashtëm janë përpjekur të formulojnë një Siri që u siguron atyre mbrojtjen e interesave. A do të jete politika e tokës së djegur e suksesshme, këtë do ta vendosë mprehtësia dhe vigjilenca e popullit sirian, që më shumë vendosmëri po kërkon parajsën në vendin e vet e jo gjetke.

Artikulli paraprakArabia Saudite synon të bëhet e para në zbulime për botën myslimane
Artikulli vijuesEdhe një taksist i ndershëm musliman, gjen “thesarin” por e kthen