NATO fillon ushtrimet më të mëdha që nga viti 2002

NATO do të fillojë ushtrimet ushtarake në një operacion tra javorë në Spanjë, Itali dhe Portugali, të përshkuara si manovrat më të mëdhatë, që nga viti 2002.

Ushtrimet e njohura si “Momenti Tre dhëmborë” do të zhvillohet nga data 19 tetor dhe do të testojë aftësinë e aleancës në fushat ushtarake në tokë, det dhe ajër.

Rreth 36 mijë ushtarë, nga 30 vende do të marrin pjesë në ushtrime, që fillojnë në Trapani, të Sicilisë.

“Qëllimi i ushtrime është që të tregojë se NATO është e aftë dhe se NATO është e gatshme për çdo sfidë”, ka thënë gjenerali gjermanë Hans-Lothar Domroese, komandant i ushtrimeve, raporton Rel.

Zyrtarë dhe pjesëmarrës tjera nga vendet jo anëtare të NATO-së, si Ukraina dhe vendet afrikane, do të përfshihen në ushtrime.
Edhe Rusia është ftuar si vëzhguese e manovrave.

Ushtrimet do të testojë forcën e re të NATO-së, atë të “gatishmërisë së lartë”, e cili u krijua vitin e kaluar si pjesë e reagimit të NATO-së, ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Artikulli paraprakKerry kërkon aksion për ndaljen e dhunës izraelito-palestineze
Artikulli vijuesVazhdon dhuna izraelite