Banka Botërore (BB) publikoi raportin vjetor për lehtësinë e të bërit biznes, që vlerëson faktorët që lehtësojnë ose pengojnë biznesin në 189 vende të botës. Vlerësimi përfshin periudhën nga viti 2014 deri në qershor të vitit 2015.
Kosova renditet e 66-ta mes 189 vendeve dhe përparimin më të madh e ka arritur me lehtësimin e pagimit të taksave për kompanitë duke eliminuar tarifën vjetore për licencën e biznesit.
Sipas raportit, Shqipëria shënon ulje në klasifikimin e 189 vendeve, duke u radhitur në vendin e 97. Një vit më parë Shqipëria renditej e 68.
Sipas vlerësimit të Bankës Botërore, Shqipëria ka shënuar hapa prapa në aspektin e lejeve të ndërtimit, duke e bërë më të vështirë procesin për shkak të pezullimit në dhënien e këtyre lejeve.
Vendi ka marrë vlerësime pozitive në forcimin e mbrojtjes së investimeve të pakicave, duke paraqitur kërkesa ligjore për publikimin e menjëhershëm të transaksioneve.
Shqipëria, sipas raportit të Bankës Botërore ka lehtësuar gjithashtu eksportin ndërkufitar duke zbatuar një sistem elektronik inspektimi që ka shkurtuar kohën e procedurave që kryhen në kufi, raporton Koha.net.
Për rajonin e Euro-Azisë, renditjen më të lartë e ka Maqedonia, duke zënë vendin e 12. Sipas Bankës Botërore, Maqedonia merr pikë shumë të larta në disa fusha për lehtësinë e të bërit biznes.
Gjatë vitit të kaluar, për shembull, Maqedonia e lehtësoi më tej procesin duke kërkuar regjistrimin të detyruar online. Si rezultat, Maqedonia renditet e dyta në botë në kategorinë e hapjes së një biznesi.
Pesë treguesit kryesorë që ndikuan në vlerësimet e raportit të të bërit biznes, janë Lejet e Ndërtimit, Furnizimi me Energji, Zbatimi i Kontratave, Regjistrimi i Pronave dhe Tregtia Ndërkufitare.
Raporti i këtij viti finalizon një punë dy vjeçare për të zgjeruar kriteret që përdoren për matjen e cilësisë së rregullave, si dhe efektshmërinë e kornizës ligjore të të bërit biznes, në mënyrë që të bëhet një vlerësim më i saktë i realitetit në terren. /Telegrafi/
You Might also Like
Pogba refuzoi 12 milionë euro rrogë nga Chelsea
Lajmet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se Paul Pogba ka refuzuar Chelsean dhe…
By
1 Min Read
Dyfishohen kërkesat e kosovarëve për azil
Numri i azilkërkuesve nga Kosova është dyfishuar nga muaji shkurt deri në marsin e këtij…
By
1 Min Read
Shatri: Më 2018 rritja ekonomike 4.8%, buxheti 2 miliardë e 82 milionë euro (Video)
Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Ramush Haradinaj, në një intervistë për Telegrafin, me…
By
2 Min Read
Lëndimet e boshtit kurrizor
Palca kurrizore mund të dëmtohet në momentin e lëndimit të unazës, por edhe më vonë…
By
5 Min Read
Gati një miliard euro kredi marrin bizneset për një vit e gjysmë
Afër 1 miliard euro është vlera që për një vit e gjysmë bankat në Kosovë…
By
5 Min Read
Provokimet e Kishës Katolike përmes konvertimeve ‘live’
Kisha Katolike e Kosovës edhe të shtunën në mbrëmje ka provokuar duke organizuar konvertimin e…
By
1 Min Read
