Dyfishohen kërkesat e kosovarëve për azil

Numri i azilkërkuesve nga Kosova është dyfishuar nga muaji shkurt deri në marsin e këtij viti.

“Chronicle” shkruan se Kosova ka mbetur vendi nga i cili kanë ardhur shumica e aplikacioneve për azil nëpër vendet evropiane. Ky numër i aplikacioneve është dyfishuar nga 11 në 24 gjatë muajve shkurt – mars.

Aplikacionet për azilkërkim gjatë muajit të kaluar ka rënë në 103, por ky numër mbetet i lartë për dallim nga i njëjti muaj i viteve 2013, 2014 dhe 2015. Ky numër është gjysma e aplikacioneve që kanë arritur në mars të vitit 2012 kur ishin 207 aplikacione.

Zyra për Imigrim ka raportuar se numri më i lartë i regjistruar sivjet ka arritur në 487 azilkërkime.

Artikulli paraprak“Freedom House”: Kosova, regjim gjysmautoritar
Artikulli vijuesKapet afër 1 kg marihuanë në pikëkalimin e Vërmicës