Shokët dhe kolegët e gazetares e cila u gjet e vdekur si pasojë e varjes në tualetin e aeroportit në Ankara kanë thënë se ajo është vrarë. Ata thonë se është e pamundur që ajo të ketë kryer vetëvrasje.
Jacky Sutton, 50 vjeçare ishte duke udhëtuar nga Londra, në Ankara e më pas në Erbil të Irakut.
Mirëpo, asaj i kishte ikur fluturimi dhe i është dashur të blejë biletë të re, ndërsa minuta më vonë është gjetur e varur nga tre turistë rus në tualetin e aeroportit të Ankarasë, transmeton Zëri. Vdekja e saj vjen vetëm pesë muaj pasi që paraardhësi i saj në organizatë ishte vrarë në një sulm me makinë bombë në Bagdad.