Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se atentati i mbrëmshëm ishte ndaj Elvis Gaçajt, mik i ngushtë i Saimir Tahirit.
Kështu të paktën e informon një qytetar dixhital ish-kryeministrin.
“Zoti Berisha, ju lutem publikojeni që sot iu bë atentat Elvis Gacajt, mikut të ngushtë të Saimir Tahirit, të fortit të Partisë Socialiste, ai që prishte mitingjet e PD, ai që dhunonte demokratët dhe vidhte votat e njësisë bashkiake nr.5, që mbrohet nga deputetët e PS dhe nga vetë Saimir Tahiri. U godit në atentat se nga policia ishte i paprekshëm sepse ishte padrino i drogës për zonën e Tiranës së Re me dorën dhe mbështetjen publike të Saimir Tahirit, nuk guxonte polic t’i afrohej. Me respekt një polic”, shkruan qytetari.