Prifti: LSI si grua e përdalë.Tashmë jemi në destabilitet

Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, foli për mediat pasi dëshmoi në Policinë e Tiranës. Ai përsëriti sërish akuzat se Ilir Meta dhe njerëzit e tij kanë përfituar para nga kompania DIA, e kontraktuar për të mbledhur borxhet e CEZ. “Do jem në krah të qeverisë nëse ka nevojë për dëshminë time në arbitrazh për këtë. Mediat nuk kanë pranuar të publikojnë faktet që Agron Çela ka përfituar fonde nga DIA. Megjithatë unë do publikoj videon.Në video, drejtori i DIA-s thotë se Agron Çela ka marrë 16.5 milionë nga DIA. Ka përfituar edhe Nereida SHPK, asnjë media nuk ka guxuar të përmendë emrin e pronarit të këtij biznesi,” tha Prifti. I pyetur për akuzën që i bën Spartak Braho, se ai dhe Tom Doshi kanë një skenar për destabilizimin e vendit, Prifti tha se vendi është i destabilizuar.

“Të largosh njerëzit e korruptuar nga qeveria nuk është destabilitet. Opozita shqiptare a nuk bën 24 orë opozitë për të rrëzuar qeverinë? LSI është bërë si ajo gruaja që është martuar për herë të dytë, por shkon ndonjëherë me burrin e parë.Ne kemi destabilitet se kemi dy parti në pushtet, njëra që vjedh nga mëngjesi deri në darkë, tjetra që dhunon nga mëngjesi deri në darkë,” tha Prifti, duke theksuar se vendi po zhytet në varfëri.“Unë sot kam marrë një lajm të mirë. Prokuroria e paska filluar një hetim për CEZ dhe unë dëshiroj ta përgëzoj prokurorinë. Unë kam deklaruar se jam gati të dëshmoj për hetimin e ri,” u shpreh ai.

Artikulli paraprakBerisha: Atentati ishte për mikun e Saimir Tahirit
Artikulli vijuesHarrojini negociatat me BE. ‘Shuplakë’ gjermane për zgjedhjet në Shqipëri