Zhvillimet e vrullshme brenda së majtës, të lidhura me çështjen e CEZ-it dhe kërkesa e opozitës për një hetim ndërkombëtar sollën një ftohje mes dy partive kryesore, PS-së dhe LSI-së. Në vorbullën e këtyre zhvillimeve, të ndodhura brenda 10 ditëve, ku Kryeministri ndodhej përtej Atlantikut, u folën për shumë zhvillime, ku çështja e hetimit ndërkombëtar dhe sa më të shpejtë, e propozuar nga opozita me anë të një projektligji, gjeti mbështetjen e kreut të LSI-së, Ilir Meta. Pikërisht votimi për këtë nismë i së enjtes së shkuar, ishte domethënie më e mirë e kësaj krisjeje mes PS-së dhe LSI-së, ku vetëm katër votat e socialistëve rrëzuan nismën e opozitës. Edhe pse PS-ja i doli publikisht në mbrojtje Metës për çështjen e DIA-s me CEZ-in, LSI-ja vazhdon të ketë pakënaqësi mbi mënyrën e qeverisjes, por siç duket, mbi të gjitha, mbi mënyrën se si po operohet dhe si po funksionon ky koalicion. Takimi i së shtunës, i zhvilluar në zyrën e kryeparlamentarit, mes Metës dhe Ramës, që zgjati një orë e gjysmë, dukej se sikur i sheshoi problematikat mes dy partive, por zhvillimet e mëvonshme nxjerrin në skenë se ndasitë mes dy liderëve kryesorë të qeverisjes ekzistojnë. Dhe ajo më kryesorja lidhet me kërkesën e LSI-së për ndryshimet në qeveri, gjë që dhe nga vetë Meta nuk u mohua në prononcim publik. Por nevojën e këtyre ndryshimeve apo rifreskim të qeverisë “Rama” e kërkojnë dhe aleatët e tjerë të PS-së, të cilët janë më minorë, si PSD-ja e Skënder Gjinushit apo dhe PDS-ja e Paskal Milos. Tashmë Rama ndodhet dhe nën presionin e aleatëve për ndryshimet në qeveri dhe se prova e bashkëpunimit apo e mosbashkëpunimit me LSI-në pritet të vihet re në seancën e radhës në Kuvend, ku prej javësh nuk po kalojnë ligjet me shumicë të cilësuar të votave.
You Might also Like
Hoxha nga Dibra, Xhemail Çupi përkrah Këshillin Mbipartiak
Xhemail Çupi, hoxhë nga Dibra, përmes një njoftimi me shkrim në profilin e tij në…
By
Redaksia
1 Min Read
Tony Blair kërkon falje për luftën në Irak
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, më në fund ka kërkuar falje për luftën në Irak, duke…
By
Redaksia
2 Min Read
Ndërpreja e menjëhershme, mënyra më e mirë për të lënë duhanin
Njerëzit që duan të lënë cigaren arrijnë kenë më shumë rezultate nëse e bëjnë atë…
By
Redaksia
2 Min Read
Situatë e tensionuar në Bosfor, turqit kërcënojnë se do t’i godasin luftanijet ruse
Pamjet e një anije luftarake ruse të armatosur dhe me lansuesit e predhave në pozicion…
By
Redaksia
1 Min Read
Ushtarët izraelitë arrestuan 8 palestinezë
JERUSALEM (AA) - Ushtarët izraelitë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor arrestuan 8 palestinezë,…
By
Redaksia
1 Min Read
Gazetarja e CNN turk nuk pranon ta shes “telefonin e lirisë”
Gazetarja dhe udhëheqësja televizive në CNN Turk, Hande Firat nuk ka pranuar ofertën e një…
By
Redaksia
1 Min Read
