Gazetarja e CNN turk nuk pranon ta shes “telefonin e lirisë”

0
1628

Gazetarja dhe udhëheqësja televizive në CNN Turk, Hande Firat nuk ka pranuar ofertën e një saudiani i cili i ofroi një milionë rijal për telefonin e saj nëpërmjet të cilit presidenti turk Rexhep Taip Erdogan natën e grushtetit i foli popullit, shkruan islambosna.

Ajo deklaroi se: Muzeu nacional ka më shumë prioritet ta posedoj “telefonin e lirisë”.

Biznesmeni saudian Ebu Rakan në Twiterin e tij kishte publikuar: “Ky është IPhone që e shpëtoi gjithë popullin dhe pengoi gjakderdhjen…Do ta blej do t’ia jap muzeut nacional saudian që të jetë mësim për arabët.

Pastaj ai kishte publikuar se do ta blej IPhone për 266.647 dollarë, mirëpo gazetarja ka hedhur poshtë këtë propozim duke dashur ta lë në muzeun nacional të vendit të saj.

(Islampress)