Shembuj të pazakontë të ndjeshmërisë me rritjen e të vegjëlve në botën e kafshëve ka shumë. Një rast i ngjashëm është edhe raporti i pazakontë i pëllumbeshës dhe harabelit të vogël në qytetin turk, Tekirdag, raporton Anadolu Agency (AA).
Burhan Karateke nga Tekirdagu për 15 vjet në kopshtin e tij, kujdeset për zogjtë dhe kafshët e tjera, por rasti i pazakontë i marrëdhënieve të pëllumbeshës dhe harabelit në kopshtin e tij ka tërhequr vëmendje të madhe të kalimtarëve.
Harabelin e kishte larguar nëna nga foleja, por ai gjeti strehë nën krahët e pëllumbeshës, që të kujdeset për të.
“Shumë gjëra kam parë dhe lexuar në lidhje me zogjtë, por kjo është hera e parë që shohë se pëllumbesha të kujdeset për një harabel. Pëllumbesha që vjen në kopshtin tim, solli harabelin e larguar dhe nuk ndahet nga ai. Marrëdhënia e tyre është e pazakontë, por harabeli i vogël e sheh pëllumbeshën si nënën e tij”, thotë Karateke.