Vazhdon paraburgimi për Imamin Rexhep Memishi

Prokuroria publike dje pasdite ka ngritur aktpadi për lëndën e njohur nga akcioni policorë ”Qelia” në të cilën 11 persona janë arrestuar për pjesëmarje në konfliktet e huaja, njofton Zhurnal.

Këshilli penal të gjithë 11 të dyshuarve ju ka vazhduar paraburgimin prej 30 ditëve. Akcioni ”Qelia” ka qenë e realizuar gjatë vitit të kaluar në muajin gusht në lagjen Bit Pazar dhe Saraj nën dyshimin se të arrestuarit përmes xhamive dhe objekteve të tjera të organizatave joqeveritare kanë grumbulluar luftëtarë për në Siri. I dyshuari i parë është imami Rexhep Memishi nga xhamia Tutunsuz, transmeton Zhurnal.

Artikulli paraprakVIDEO – Mos u tut prej pushtetit
Artikulli vijuesÇekia dërgon policë në kufirin Maqedoni – Greqi