Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimorë arrestojnë 27 palestinezë

JERUSALEM (AA) – Njoftohet se ushtarët izraelitë në rajonet të ndryshme të Bregut Perëndimorë kanë arrestuar 27 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të radios së ushtrisë izraelite pretendohet se palestinezët e arrestuar kanë marrë pjesë në 15 ngjarje të dhunshme dhe se janë dërguar në qendrën e sigurisë për tu hetuar.

Tensionet u rritën pas shkeljeve të vazhdueshme kundrejt Mesxhid-it Aksa dhe sulmeve ndaj palestinezëve nga kolonët hebrenj. Konfliktet dhe protestat morën përmasa të rrezikshme në rajone të ndryshme me popullsi palestineze si në Bregun Perëndimorë, në Gaza dhe në Jerusalemin Lindorë, ku shpeshherë përjetohen përleshje mes protestuesve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë të cilët ndërhyjnë ndaj tyre.

Gjithashtu ushtarët izraelitë shpeshherë në Bregun Perëndimorë dhe në Jerusalem bastisin shtëpitë e palestinezëve duke i arrestuar me akuza të ndryshme.

Artikulli paraprakNdërron jetë ish-presidenti izraelit, Isaac Navon në moshën 94 vjeçare
Artikulli vijuesYalçin Topçu: Turqia do ta ndihmojë Kosovën për anëtarësimin në UNESCO