Ndërron jetë ish-presidenti izraelit, Isaac Navon në moshën 94 vjeçare

JERUSALEM (AA) – Presidenti i pestë i Izraelit Isaac Navon sot ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

Për Navon i cili ka qenë në detyrën e presidentit në periudhën 1978-1983 do të mbahet një ceremoni mortore. Ai poashtu 11 ka qenë në detyrën e Sekretarit të përgjithshëm të presidentit të parë izraelit David Ben- Gurion.

Në një deklaratë për mediat nga Kryeministria izraelite thuhet se në ceremoninë mortore që do të mbahet sot në orët e mesditës në malin Herzl në Jerusalemin Perëndimor, kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ish-presidenti Shimon Perez do të mbajnë nga një fjalim.

– Kush është Isaac Navon

Presidenti i pestë izraelit Isaac Navon ka lindur në Jerusalem. Nëna e tij është nga Maroku, ndërsa babanë e ka nga hebrenjtë e Spanjës të cilët u strehuan në Perandorinë Osmane.

Navon në vitin 1940 u anëtarësua në organizatën paramilitare sioniste Hagana e cila ka kryer masakra ndaj palestinezëve, dhe ka patur detyra të larta në organizatën e cila ka pregatitur bazën për formimin e Izraelit duke eliminuar shumë fshatra ku jetonin arabët.

Navon është arsimuar për kulturën arabe dhe islame dhe ka kryer detyrën si sekretar politik i presidentit të parë izraelit David Ben- Gurion.

Gjatë viteve 1972-1977 ka kryer detyrën si kryetari i Bordit drejtues të organizatës botërorë sioniste. Pasi mori postin e deputetit në vitin 1978 ai u zgjodh president nga Knesset-i (Parlamenti izraelit).

Navon i cili ishte njohës i mirë i gjuhës arabe, karrierën e tij politike e përfundoi në vitin 1984 në postin e ministrit të Arsimit.

Artikulli paraprakKatër avionë grekë shkelën hapësirën ajrore turke
Artikulli vijuesUshtarët izraelitë në Bregun Perëndimorë arrestojnë 27 palestinezë