Njeriu ka dy-gishta fytyre. Shumë njerëz ato pak dy-gishta fytyre, të nxirë.
Gjatë një viti të tërë, 364 ditë akumulojnë urrejtje, mllef, dashakeqësi, i shohin me poshtërsi, e po të kishin mundësi edhe do t’i pështynin ngado.
E një ditë të vetme, kur ndihen në nevojë, po s’ju gjenden afër, shpërthejnë me gojë; shajnë e ofendojnë dhe konkludojnë se kjo e vërteton, … sëmundjen racore në zemër, që patën gjithmonë.
E njeriu i mirë, nuk nxiton. Që të paragjykon.
Se çdo shpifje e trillim, shpejt kalon.
Ngelet poshtërsia. Dhe më gjatë qëndron.
Stërnxihet fytyra e nxirë. Turpi e mbulon.
E vërteta del sheshit. Kjo, gjithmonë fiton.
“O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.”
– Kur’an, El-Huxhurat, 49:6
#KosovaInUNESCO ≠ #KosovaNotInUNESCO