Vëllazëria Myslimane e Egjiptit e ka përshkruar sundimin e presidentit egjiptian Abdel-Fatah al-Sisi si te “pasigurt”, duke parashikuar edhe rënien e tij.
Në një deklaratë të lëshuar kohëve të fundit, Vëllazëria tha se regjimi i al-Sisi kishte dështuar për të zgjidhur problemet kronike Egjiptit, veçanërisht në aspektin e sigurisë dhe ekonomisë.
“Ky autoritet nuk mund të vazhdojë me të gjitha këto dështime”, ka pohuar grupi më i madh fetar në Egjipt, i cili u shpall i jashtëligjshëm.
Egjipti po përballet me një periudhë të inflacionit dhe shira të rrëmbyeshëm që lanë të vdekur dhjetra njerëz gjatë javës së kaluar.
Kritikat ndaj qeverisë janë bërë gjithnjë e më të zëshme pasi që një aeroplan pasagjerësh u rrëzua në Gadishullin e Sinait javën e kaluar, duke vrarë 224 persona në bord.
Në ditët që pasuan, dolën raporte se avioni mund të jetë rrëzuar nga një bombë.
Vëllazëria Myslimane e përshkruan Sisin si “lider i grusht shtetit”, i cili udhëhoqi ushtrinë për të larguar presidentin legjitim Mohamed Morsi në vitin 2013.
Që nga rrëzimi i Morsit, autoritetet egjiptiane kanë zhvilluar një goditje të pamëshirshme ndaj disidentëve që ka në shënjestër kryesisht mbështetësit e presidentit të rrëzuar, duke e lënë mbi 2000 të vdekur dhe mijëra të tjerë prapa grilave.
You Might also Like
Doni fonde? Bëni sikur luftoni ekstremizmin
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, takoi në Nju Jork përfaqësuesit e Fondit Global…
By
Redaksia
2 Min Read
Falet namazi i parë në xhaminë më të madhe në historinë e Republikës së Turqisë
Është falur mbrëmë për herë të parë namazi i teravive në xhaminë Çamlıca, ndërtimi i…
By
Redaksia
1 Min Read
Kryetari i VV:Ndarja e Kosovës do të thotë përgatitje për luftë të re
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë intervistë për gazetën beogradase Danas. Kurti, ndër…
By
Redaksia
14 Min Read
Obama: Jo damkosjes së myslimanëve
Në fjalimin e tij të përjavshëm, presidenti amerikan Barack Obama kujtoi ata që vdiqën në…
By
Redaksia
1 Min Read
Deputetët kuvajtianë miratojnë dënimin me vdekje për 'mallkimin e Zotit'
Kuvajt. Parlamenti i Kuvajtit të enjten përkohësisht kaloi ndryshimet në kodin penal të shtetit të…
By
Redaksia
2 Min Read
Ushtria e regjimit irakian vazhdon sulmet e saj në Anbar
Forcat e ushtrisë së regjimit shiit të Irakut në bashkëpunim, ka vazhduar operacionet e saj për…
By
Redaksia
1 Min Read
