Afganistan: Rreth 30 të vrarë nga sulmi ajror i amerikanëve

Autoritetet në provincën Nooristan në lindje të Afganistanit kanë thënë se sulmet ajrore të SHBA-ve kanë shkaktuar më shumë se 30 viktima.

Ende nuk është bërë i qartë se sa është numri i saktë i të vrarëve dhe të plagosurve nga këto sulme. Në mesin e viktimave thuhet se ka  afganë dhe pakistanez.

Shefi i sigurisë në provincën e Nooristanit Ghulamullah Nooristani i ka thënë të martën Radios Afganistani i Lirë të RFE/RL-së se, ofensiva është kryer të hënën nga dy avionë të cilët nga distanca kanë sulmuar viktimat në rajonin e largët të grykës së Bazgal-it.

Ushtria amerikane ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me incidentin./BS/kohaislame

Artikulli paraprakXhami, kishë dhe sinagogë ne aeroportin e Stambollit
Artikulli vijuesBoshnjakët nisin peticionin kundër Vuk Jeremiçit