Deklaratat bombastike të ministrit të brendshëm të Kosovës, Skënder Hyseni në lidhjen me terrorizmin dhe situata politike aktuale në Kosovë, bënë që myslimanët e Kosovës të kenë frikë. Frikë se ky shtet e përdor fenë si një kondom, për të qetësuar zërat revolucionar që po gufojnë gjithandej duke nxjerr mllefin e mbushur me vite, ku varfëria ka arritur ekstremin dhe ku jeta në Kosovë për çdo ditë e më shumë po bëhet më e papërballueshme, viktimë e kësaj krize përsëri do të jenë myslimanët e gjorë, që të vetmin “mëkat” që bëjnë është se janë të ndershëm!
Protesta e paralajmëruar nga opozita më 28 nëntor dhe deklaratat që mos dilni vendeve ku ka shumë njerëz për arsye se mund të ketë ndonjë sulm vetëvrasës. Kjo krejt për të frikësuar njerëzit e gjorë, që të lodhur nga kjo politikë famëkeqe protestën e shohin si të vetmen formë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Arrestimet e shtatorit të kaluar, ku rezultuan me lirime nga akuza bazë pse ata u arrestuan ndërsa në anën tjetër myslimanët, njerëz të butë që edhe kur iu bëhet padrejtësi heshtin, pse vallë mos ti arrestojmë se këto nuk flasin edhe nëse “ua shtinë gishtin në sy”.
Kosova dhe Shqipëria, sipas analistëve nuk është e rrezikuar nga terroristët, ngase është arenë pa ndikim global. Dhe tjetra duke ditur numrin e madh të myslimanëve që jetojnë në këto troje, krejt terrori mund të bëhet nga dikush që është armik i myslimanëve e aspak nga ata që janë myslimanë.
Një pyetje që shpesh duhet tia parashtrojmë vetes është se çfarë do të shkatërrojnë terroristët në këto vend? Këto vende që janë të izoluar, që nuk ka zhvillim ekonomik, që nuk kanë arsim kualitativ, që kanë një shëndetësi që nuk ka ku shkon më keq. Më duket se terroristët i kemi brenda, të veshur me kravata që për çdo ditë na terrorizojnë me parakalimet spektakulare, me mediat e tyre duke na servirur probleme që nuk janë reale të kosovarëve dhe shqiptarëve të gjorë dhe me një politikë antikombëtare dhe shkatërruese për këtë gjeneratë dhe brezat e tjerë fatkeqësisht. /KohaIslame
You Might also Like
Arifi: Do t’i sjellim investimet e huaja në Preshevë, paraardhësit e mi e shkatërruan këtë komunë
Zgjedhjet lokale të mbajtura më 24 prill në Republikën e Serbisë, respektivisht në Luginën e…
By
9 Min Read
Ban Ki moon thirrje palestinezëve dhe izraelitëve që t’i japin fund akteve të dhunës
OKB (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki moon iu bën thirrje popujve…
By
2 Min Read
Këto produkte të Serbisë, mund të zëvendësohen lehtë me ato vendore (Foto)
Nëpërmjet konsumimit të produkteve nga Serbia, Kosova fqinjit verior ia jep miliona euro. Vetëm gjatë…
By
1 Min Read
Rifat ef. Fejziç: Në Mal të Zi po promovohet gjuha e urrejtjes
Kreu i Bashkësisë Islame të Malit të Zi Rifat ef. Fejziç tha se ishte i…
By
1 Min Read
Rama: Përfshirja e plotë e Ballkanit në NATO, investim strategjik
Rama duke iu referuar anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancë ka theksuar se anëtarësimi në NATO…
By
6 Min Read
Zv.ministri izraelit thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor
Zëvendësministri i Mbrojtjes së Izraelit Eli Ben-Dahan, i bëri thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të…
By
1 Min Read
