Këto produkte të Serbisë, mund të zëvendësohen lehtë me ato vendore (Foto)

Nëpërmjet konsumimit të produkteve nga Serbia, Kosova fqinjit verior ia jep miliona euro. Vetëm gjatë vitit të kaluar, nga Kosova në Serbi kanë shkuar rreth 390 milionë euro.

Por, janë shumë produkte të Serbisë që mund të zëvendësohen mirë me ato vendore. Ndërsa, nëse merren për bazë prodhimet nga Shqipëria dhe të tjerat nga shtetet mike, importi i produkteve serbe mund të zëvendësohen me 100 për qind.

Pas provokimeve të njëpasnjëshme të Serbisë kundër të Kosovës, qytetarët kanë nisur aksionin e bojkotimit të produkteve të cilat fillojnë me barkodin 860.

Ua sjellim disa nga shumë produktet serbe të konsumit ditor, që mund të zëvendësohen me së paku një produkt vendor:

Uji “Rosa” mund të zëvendësohet p.sh. me ujin “Rugove”

“Plazma” mund të zëvendësohen me “Sempre”

Chipsat e Çaçakut me “Vipa Chips”

Keçapi “Polimark” me atë “Progres”

Majoneza “Polimark” me majonezën “Progres”

Uji i gazuar “Heba” me ujin e gazuar vendor “Dea”

Artikulli paraprakJa pse duhet ta mbani trupin drejt!
Artikulli vijuesThaçi takon dëshmitarin e gjykatës speciale, ia dekoron vëllanë e vrarë