Përmbyten dy varka me refugjatë në brigjet turke, 6 fëmijë të vdekur

Gjashtë fëmijë kanë vdekur kur dy varka që bartnin refugjatë nga Turqia drejt Greqisë u përmbytën në Detin Egje, raportojnë mediet turke. Varka e parë që barte 55 refugjatë, kryesisht sirianë dhe afganë, u përmbyt në brigjet e qytetit turk, Ayvacik, ndërsa varka tjetër që barte rreth 20 refugjatë u përmbyt në brigjet e qytetit Bodrum.
Mediat e huaja raportojnë se deri tek tragjedia ka ardhur për shkak të erërave të fuqishme dhe kushteve të këqija atmosferike për lundrim. Trupat e katër fëmijëve janë gjetur deri tani nga rojat bregdetare në Turqi, ka raportuar agjencia turke e lajmeve “Anatolia.”

Dy nga fëmijët tjerë, në moshë katër dhe një vjeç, përkatësia e të cilëve nuk është bërë ende e ditur – kanë vdekur kur është zhytur varka e dytë që synonte të shkojë drejt ishullit grek Kos.

Turqia është shndërruar në një shtet transit për refugjatët që synojnë të shkojnë drejt vendeve anëtare të BE-së, të cilët ikin nga zonat e luftës në Siri, Irak dhe Afganistan.

Artikulli paraprakKështu i mbyllet goja një gazetarit racist!
Artikulli vijuesJa kush është droga më e rrezikshme në botë…