Natën të vret, ndërsa ditën të vajton!

Që nga shfaqja e ISIS-it, dhe më tepër pas skenarëve të tmerrshëm të tyre, tërë vëmendja u fokusua vetëm në veprimet e të bëmat e pjesëtarëve të këtij grupi dhe në metodat e luftimit të tyre.

Kështu u injoruan thirrjet e sinqerta jo të pakëta për fokusimin kah zanafilla dhe kultivuesi i virusit ISIS. Madje shumë nga këta ithtarë të këtyre thirrjeve u akuzuan, pse jo edhe u arrestuan, me pretekstin se përkrahin dhe mbështesin ISIS-in.
Edhe përkundër kësaj situate të rëndë, në këtë terr informativ jo të paqëllimshëm, lundruan orvatje të njëpasnjëshme për të hedhur dritë mbi labaoratorin që po eksperimenton me virusin ISIS.
Tani në skenë del Hussein Yazdanpana, zëvendës sekretar gjenaral i partisë opozitare kurde të Iranit “Liria”, për të konfirmuar disa nga sekretet publike në lidhje me kultivuesin e terrorizmin nën ombrellën e quajtur ISIS.
Ai në intervistën e tij dhënë për gazetën “Asharq al-Awsat” (الشرق الأوسط) ndër tjerash citon:
“Është më se e vërtëtë mbështetja ideologjike e ushtarake që ia ofron qeveria e Iranit organizatës terroriste ISIS. Pjesëtarët e kësaj organizate stërviten në tokën e Iranit, prej ku pastaj dërgohen në shtetet ku vepron kjo organizatë, të cilët më pas i furnizon me armatim përmes rrugëve tokësore dhe ajrore”.
Yazdanpana numëron edhe kazermat ku stërviten pjesëtarët e ISIS-it para së të dërgohen në vatrat e luftrave, ndër to:
– Kazerma “Imam Ali” në Teheran
– Kazerma “Gazanxhi” në rrethinën e qytetit Kermanshah
– Kazerma “el-Imam es-Sadik” në qytetin Kum (Qom)
– Kazerma “Hezbolehfi” në qytetin Varamin
– Kazerma “Mustafa al-Homeini” në Teheran
– Kazerma “el-Kewther” në periferi të qytetit Dezful
Gjithashtu Yazdanpana tregon edhe për qendrat që kujdesen për kultivimin e terrorizmit në aspektin ideologjik, si:
“Qendra ndërkombëtare për studime islame” në qytetin Kum (Qom)
“Kongresi për përafrimin mes fraksioneve”. Kjo organizatë kujdeset për sjelljen e të rinjëve nga shtetet sunite, dhe administrohet nga njëri prej gjeneralëve të “Legjionit el-Kudus”, Ahmed Sharifi, i cili ka dorë në disa sulme vetëvrasëse që ndodhën në Arabinë Saudite.
Yazdanpana vazhdon edhe më tej duke cituar:
“Irani në ditët në vijim do të fabrikoj disa tentative të sulmeve terroriste nga pjesëtarët e ISIS-it, për ta devijuar opinionin e jashtëm dhe të mbrendshëm, për t’i bindur se Irani është viktimë e terrorizmit”.

Këto informacione nuk janë të papritura për të gjithë ata që shfletuan historinë shiite, e cila është e stërmbushur me mllef, kurtha e therrje pas shpinës që ia shkaktuan muslimanëve (sunit).
Loja mbetet e njëjtë, edhe pse lojtarët ndryshuan, rreziku i shiitëve mbetet i njëjti, madje edhe më i madh, për ata që e kuptojnë.

Valdet Kameri

Artikulli paraprakE pabesueshme! Shikoni si përhapet kanceri në trup (Video)
Artikulli vijuesEdhe Çun Lajçi ngucet ka feja – thotë: Me dhunë ma ndrove fenë…!